Speciale e Ora News / Tirana e 2016-të, sfida për një metropol europian

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Tirana e vitit 2016 pritet të jetë ajo e realizimit të një sërë projektesh strategjike për qytetin. Qeveria do të aprovoj një fond të veçantë për të shpronësuar pronarët që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri dhe të Parkut Qëndror.
Sheshi ?Skëndërbej? do të kthehet në pedonale dhe trafiku do të lëviz në unazën e vogël të qytetit. Nënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku shpjegon se buxheti i 2016 do të sjell edhe ndërtimin e 2 terminaleve të rinj dhe 25 shkollave për të shmangur popullimin.
Speciale e Ora News- Zgjedhjet vendore të 21 qershorit, rikthyen të majtën në krye të bashkisë së Tiranës, njësinë vendore më të madhe në vendit.
Lulzim Basha ndau në dy vitet e fundit të mandatati të tij, karrierën mes bashkisë dhe Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.
Në ditën e fundit të korrikut, Erion Veliaj u betua si kryetar i bashkisë së Tiranës duke bërë zotimin se do ti shkojë deri në fund projekteve dhe apeloi për bashkëpunim me demokratët në bashki me qëllim minimizimin e konflikteve politike të cilat mbajnë peng zhvillimin e projekteve të rëndësishme të kryeqytetit.
Në zyrën e arreduar ndyshe nga paraardhësi Basha, me dominimin e ngjyrës bezhë në mure dhe vishnje në oriendi e mokete, Veliaj mori çelësat e bashkisë nga nënkryetari demokrat Enno Bozdo i cili dorëzoi edhe dosjet me projektet më strategjike të bashkisë së Tiranës.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tirana-e-2016-te-sfida-per-nje-metropol-europian/