Biznesi: Rritja e taksave shtoi evazionin, Ministria e Financave e mohon
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përballja e parë publike mes biznesit dhe Ministrisë së Financave për aksionin kundër informalitetit ka shkaktuar debate ne emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe në çelje të sezonit të ri. Përfaqësuesit e sipërmarjes kanë akuzuar qeverinë se rritja e taksave ka shtuar evazionin dhe informalitetit dhe kanë kërkuar uljen e tyre.
Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë: Politika e tanishme të shprehura në dy paketa fiskale të njëpasnjëshme të 2014 dhe 2015 e kanë nxitur evazionin fiskal.
Irena Beqiraj, zv.ministre e Financave: Kemi dëgjuar, kemi pasur taksat më të ulta, informalitetin e kemi pasur prap shumë të lartë. Politika fiskale në fund të ditës nuk është një drekë free.
Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë: Në tre prononcime të kryeministrit i cili është shprehur që lufta kundër informalitetit do ketë ndikim edhe në uljen e taksave. Urojmë që ulja e taksave të jetë e shpejtë.
Ndërsa për ish ministrin e Financave Arben Malaj, qeveria duhet të nxirrte përgjegjësit e rritjes së evazionit dhe informalitetit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/debate-per-aksionin-kunder-infornalitetit-perballja-e-pare-mf-biznes/