Lehtësohen profesionet e lira/ Heqja e taksave, kontabilistët: Mund të abuzojë biznesi i madh
  • 3 years ago
Profesionet e lira janë kategoria kryesore që pritet të përfitojë nga masat e qeverisë për lehtësimin e barrës fiskale me zemërimin e tatim fitimit dhe atë të TVSH-së për bizneset e vogla.


I këtij mendimi është eksperti për çështjet fiskale, Enkelejd Dyrmishi, sipas të cilit nisma i jep frymëmarrje sipërmarrjes së vogël, por krijon shtrat për evazion nga të mëdhenjtë.

Enkelejd Dyrmishi, ekspert për çështjet fiskale: Profesionet e lira janë kategoria që përfitojnë më së shumti nga zerimi i këtyre taksave. Mbetet për t?u parë impakti që do të ketë nisma. Por, rreziku për evazion nga kompanitë e mëdha është i madh, pasi do tentojnë copëzojnë aktivitetin.

Sipas Dyrmishit emergjente në këtë moment është ndërmarrja e një politike fiskale që synon uljen e tatimit mbi të ardhurat personale për individët, si një instrument për të nxitur konsumin.

Enkelejd Dyrmishi: Mendoj se në këtë moment pandemie kur ekonomia gjendet në vështirësi, nevojitet një ndërhyrje veçanërisht në uljen e tatimit mbi të ardhurat personale, për të nxitur konsumin dhe gjallëruar ekonominë e vendit.

Aktualisht, individët që përfitojnë një pagë nga 30 mijë deri në 150 mijë lekë tatohen në një masë prej 13% , teksa ato që kapërcejnë këtë kufi duhet të paguajnë një normë prej 23% tatim mbi të ardhurat personale. Ndërkohë, pritet që brenda vitit, qeveria të miratojë edhe rritjen e pagës minimale nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TVSH#Taksat#TopChannel
Recommended