Ministria e Financave i përgjigjet Ademit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka reaguar për situatën e krijuar me financat e Bashkise Shkodër.Përmes një deklarate për mediat ministria shpjegon se janë ekzekutuar të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.?Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.Përsa i përket kësaj situate,   Ministria  e  Financave  dhe Ekonomisë sqaron se: Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega  e Thesarit, Shkodër,  ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm  përsa më sipër.    Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave  dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë  qytetarët njësoj pa dallime.?

Recommended