Politikanë e zyrtarë “në lupë”, kontroll i financave - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Të gjithë zyrtarët si dhe politikanët do të jenë nën monitorim nga agjencitë ligjzbatuese edhe pas 10 vitesh pas lënies së detyrës apo mandatit. Ky afat i ri është parashikuar në një draftligj, i cili është hedhur për konsultim publik. Kjo nisëm është një detyrim që vjen nga Komisionit Europian, konkretisht nga komiteti ?Moneyval? i cili merret me parandalimit e pastrimit të parave dhe financimet e terrorizmit.Në lupë do të jenë të gjithë ata individë që janë të ekspozuar politikisht, ku përfshihen, deputet ministra, gjyqtar, apo edhe administratore të kompanive publike lidhur me transaksionet e dyshimta që ata mund të kryejnë.Por nisma ligjore parashikon edhe krijimin e dy regjistrave kombëtar, një prej tyre do të jetë me të gjitha llogaritë bankare në vend, ndërsa i dyti do të evidentojë të pronarët reale të kompanive që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, të cilët mund të jenë të regjistruar në të ashtuquajturat parajsa fiskale.Komiteti Moneyval e ka konsideruar Shqipërinë si një vend më risk të lartë për pastrimin e parave që vijnë nga aktivitete të jashtëligjshme, ndërsa sektorët më problematik janë ndërtimi, këmbimi valutorë etj.
Recommended