Ushtria merr nën kontroll Rinasin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prej mbrëmjes së të mërkures disa forca të batalionit special të ushtrisë dhe policisë ushtarake janë dislokuar pranë aeroportit të rinasit dhe herpas-here patrullojnë me mjetet e tyre rreth pistës.Për të inspektuar masat e marra, në komandën ajrore ishte vetë ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka e cila tha se ushtrarakët do të patrulojnë jashtë perimetrit të sigurisë. Duke theksuar se aeroporti përdoret edhe nga NATO ministrja Xhaçka sqaroi dhe bazën ligjore mbi të cilin u mor ky vendim.Xhaçka dha një përgjigje edhe për presidentin e republikës Ilir Meta i cili kërkoi informacione nga shefi i shtabit. Një replikë në distancë ministrja kishte edhe për kreun e opozitës.Përmes rrjeteve sociale edhe kryeministri Rama theksoi se prania e forcave ushtarake si reagim ndaj ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale është një praktikë në plot vende të tjera të europës. Kreu i qeverisë e cilëson marrëzi debatin për shkelje kushtetute dhe junte ushtarake ndërkohë që nga foltorja e parlamentit edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj sqaroi rolin e forcave te armatosura.Krahas ushtrisë, edhe policia e shtetit ka rritur praninë rreth aeroportit. 3 toga të forcave speciale qëndrojnë në gadishmëri pranë terminalit ndërsa po bashkëpunohet edhe me kompaninë private për sigurinë brenda rrethimit për të garantimin mbarvajtjen e lëvizjeve të udhëtarëve.

Recommended