Kapet me drogë, arsenal armësh dhe municioni, në pranga 32-vjeçari nga Elbasani

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës ka ndaluar një 33-vjeçar, i cili mbante në shtëpinë e tij një arsenal armësh. Alban Mero është arrestuar në flagrancë dhe në kontrollin e ushtuar në banesën e tij janë gjetur pistoleta, 2 pushkë, armë gjahu, dylbi ushtarake. Po ashtu uniformat blu të Tiranës kanë gjetur të mbështjellë me natriban edhe lëndë narkotike dyshuar si kanabis sativa.
Policia e Tiranës ka ndaluar 33-vjeçarin Alban Mero, lindur në Elbasan por banues në kryeqytet, për armëmbajeje pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike.
I arrestuari jetonte në Fushë Mëzezë të Tiranës dhe shtëpia e tij ishte kthyer në një repart ushtarak në të cilën kishte fshehur një arsenal armësh.
Sipas policisë së Tiranës në banesën e të ndaluarit janë gjetur 2 pistoleta, 2 pushkë, arsmë gjahu, dylbi ushtarake, dhe fenelin policie. Po ashtu në këtë banesë është gjetur në një qese të mbështjellë me natriban dhe lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.
Alban Mero sipas policisë dyshohet të jetë përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale dhe trafikim narkotikësh, ndërkohë që nuk përjashtohet pista e vrasësit me pagesë.
Arrestimi i 33-vjeçarit erdhi pas një operacioni të koduar ?Tekniku? nga Drejtoria e Policise së Qarkut Tirane.
Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ?Prodhim dhe shitje te narkotikeve?, ?Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit? dhe ?Prodhim dhe mbajtja pa leje te armeve te gjuetise dhe sportive?.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kapet-me-droge-arsenal-armesh-dhe-municioni-ne-pranga-32-vjecari-nga-elbasani/

Recommended