PD: Qeveria fsheh të dhënat e korrikut, mbulon korrupsionin në financa me propagandë

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike reagoi pas raportit të INSTAT, duke akuzuar qeverinë për fshehje të dhënash zyrtare për financat e muajit korrik, që sipas saj zyrtarisht duhet të ishin publikuar me 20 gusht.
Këshilltari i grupit parlamentar të PD-së, Dorian Teliti, në një konferencë për mediat e cilësoi një muaj dramatik korrikun sa i përket mbledhjes së të ardhurave, por nga ana tjetër parajsë për kontrabandistët dhe klientelën e qeverisë.
?Informacionet paraprake tregojnë se muaji korrik është sërish një gërshetim i dështimit me korrupsion dhe të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë shumë më poshtë se sa plani.Mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana.
Kërkojnë ta fshehin këtë gropë financiare që u kushton qytetarëve, me aksione propagandistike, por në fund janë shifrat që vlejnë dhe jo llafet.Muaji korrik është sërish dramatik në mbledhjen e të ardhurave, ku mungojnë para në buxhet për rrugë e shkolla, për çerdhe e kopshte, për rritje pagash e pensionesh.
Por ky muaj është nga ana tjetër një parajsë për kontrabandistët dhe klientelën e qeverisë, që shmangin detyrimet, ndajnë paratë me zyrtarët duke shtuar pasurinë dhe luksin?.
Duke dënuar mungesën e transparencës, Teliti tha se Partia Demokratike ka një plan për shpëtimin e vendit që konsiston në uljen e taksave, barazinë para ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe transparencën e plotë të financave të vendit.



Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/pd-qeveria-fsheh-te-dhenat-e-korrikut-mbulon-korrupsionin-ne-financa-me-propagande/

Recommended