PD: Qeveria fsheh 610 milione euro borxh
  • 5 years ago
Duke iu referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Partia Demokratike akuzoi qeverinë se përmes një skeme mafioze e kriminale ka manipuluar të dhënat e buxhetit, duke fshehur 610 milionë euro borxh. Për ish-deputeten Jorida Tabaku kjo rritje e detyrimeve do të thotë 200 euro shtesë që çdo shqiptar do të duhet të paguajë.
?E vërteta është se borxhi publik është 71.6% dhe ky sërish nuk është borxhi real përfundimtar, pasi aty nuk është përfshirë borxhi 2,2 miliardë euro nga PPP-të korruptive. Nëse do të llogariteshin në mënyrën e duhur dhe sipas standardeve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, atëherë vlera reale e Borxhit Publik do të ishte 81%.?
Tabaku renditi edhe borxhet që sipas saj u janë fshehur shqiptarëve.
?Detyrimet për investime, vendime gjyqësore, etj, janë rreth 173 milionë euro. Detyrimet për rimbursimin e TVSH janë rreth 169 milionë euro. Borxhe për tatim fitim ndaj biznesit, 124 milionë euro. Detyrime gjyqësore në avokaturën e shtetit, po ashtu 124 milionë euro. Dhe detyrime gjyqësore ndërkombëtare 26 milionë euro.?
Sipas Partisë Demokratike, totali i borxhit të paraportuar dhe i fshehur nga qeveria vetëm vitin e kaluar është 600 milionë euro.
Recommended