Kosovarët zgjedhin plazhin, një pjesë e tyre pushojnë në Durrës, harrojnë zgjedhjet

  • 9 years ago
Zgjedhjet paralamentare të Kosovës kanë redukutuar numrin e pushuesve në plazhin e Durrësit.
Ndryshe nga herët e tjera, vetëm 30 % e fluskit të zakonshëm i janë drejtuar bregdetit, pasi një pjesë e mirë e kosovarëve kanë shkuar në vendin e tyre për tu drejtuar kutive të votimit.
Pushuesit nga Kosova thanë për Ora News se përse zgjodhën detin dhe nuk kanë shkuar të votojnë.
"Kemi ardhur të premten, dhe do kthehemi mbasdite për të mbërritur për votime atje. Kisha një arsye për të ardhur mbrëmë, e tani po gjej një arsye të dal dhe nga deti. Deri tani ka shkruar mirë, dhe tani e mbrapa presim diçka më mirë. Janë shumë zgjedhje të rëndësishme se duhet me gjetë një njeri i cili di ta udhëheqë Kosovën, e mos ta shesë atë."
"Kemi ardhur se kishim kohë të lirë, se jemi student dhe kishim kohën tonë. Na vjen keq që smundemi të votojmë sot po kjo ishte zgjidhja jonë. Njerëzit janë lodhur çdo katër vit politika e njëjtë, vjellja e votave, njerëzit përtojnë të marrin pjesë" - shprehen pushuesit nga kosova.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Recommended