RTV Ora – Kosovarët “zgjedhin” Vlorën
  • 5 years ago
#rtvora
Vlora duket se do të jetë destinacioni i turistëve nga Kosova për sezonin e ri turistik. Fillimisht ata po zgjedhin paketat tre ditore, ndërsa kanë nisur edhe prenotimet për verën.

Nga turizmi patriotik, kur u duhej të gjenin vetë hotelin dhe destinacionet, turistët nga Kosova që zgjedhin bregdetin shqiptar po shkojnë gjithmonë e me shumë tek pushimet e planifikuara.

Pas mungesës së sezonit të kaluar kur zbritën në jug, kosovarët po rikthehen në Vlorë fillimisht me paketa turistike tre ditore.

"Deri tani kemi qëndruar me ofertë vetëm për pushimet e fundjavës, më tepër për të vizituar vendet historike dhe për të kaluar një ditë në det me anije".

Në kohën kur bregdetin e Durrësit tashmë e kanë prenotuar rusët dhe skandinavët, kosovarët duket se këtë verë do të vendosen në Vlorë.

Përfaqësuesit e biznesit thonë se prenotimet kanë nisur.

"Qytetarët e Kosovës duket se këtë vit Vlorën do ta kenë destinacion kryesor jo vetëm për të kaluar fundjavën".

Rreth 800 turistë erdhën në mënyrë të organizuar vetëm gjatë fundjavës së festës së Pashkës ortodokse.

Ata thonë se vlerësojnë paketën turistike dhe larminë e destinacioneve që ofrohen, krahas përmirësimit të shërbimit.

"Vlora na duket destinacion shumë i qëlluar, sidomos bregdeti i Radhimës".

"Jemi shumë të kënaqur deri tani".

Sezoni turistik ende nuk ka nisur por pushuesit kërkojnë që të mos abuzohet me çmimet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kosovaret-zgjedhin-vloren
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended