Top News - Industria e ndërtimit/ Pastrim parash në kohë pandemie
  • 3 years ago
Nëse ka pasur një sektor që nuk ka pushuar asnjë ditë gjatë kulmit të pandemisë, kur pothuajse të gjithë ishin të mbyllur në shtëpi, vetëm pak dyqane ishin hapur dhe bankat punon me orar të kufizuar vetëm për shërbime të domosdoshme, ka qenë ai i aktivitetit të pasurive të paluajtshme. Të dhënat zyrtare të INSTAT bëjnë të ditur se në tremujorin e dytë 2020, aktiviteti i pasurive të paluajtshme arriti një nivel historik të lartë, të paktën që nga fillimi i vitit 2008, kur raportohen të dhënat.

Sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto me çmime korente, i papërshtatur sezonalisht, për aktivitetin e pasurive të paluajtshme ishte gati 26 miliardë lekë, ose rreth 210 milionë euro, me një rritje të ndjeshme nga tremujori i parë 2020.

Në Tiranë po lartësohen çdo ditë pallatet disakatwshe, ndërsa çmimet kanë arritur deri në 4 mijë euro për metër katror. Sipas Collier International, më i shtrenjti në rajon është Beogradi, me apartamente që arrijnë deri në 5,500 EUR metri katror/ për apartamente të cilësisë së lartë, kryesisht shumë pak në numër dhe në projekte me zhvillues të huaj.

Një apartament prej 100 metra katror në qendër të qytetit kushton midis 350-400 mijë euro, një shumë e lartë për një vend që është ndër më të varfrit e Europës.

Por, nga po financohet ky boom i pasurive të paluajtshme, që nuk përligjet me realitetin e një ndër vendeve më të varfra të Europës, që ka të ardhura për frymë sa 31% e mesatares europiane?!
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huaja e re për blerje banesash në periudhën prill- qershor ishte rreth 5 miliardë lekë (40 mln euro), duke shënuar një rënie prej 26% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ekspertët e pasurive të paluajtshme kanë pohuar më herët për Monitor se pjesa më e madhe e apartamenteve të shtrenjta po financohet nga burime informale.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#INSTAT#Ndertimi#TopChannel
Recommended