Kodi i ri, Rama: Kemi 84 vota/ “Meta i mërzitur se do të humbë në 25 prill"
  • 3 years ago
Edi Rama është i bindur se do i siguroje 84 votat e duhura për të ndryshuar kodin zgjedhor edhe pse opozita parlamentare ka kërcënuar me bojkot.


Një ditë para miratimit në parlament të ligjit zgjedhor, Presidenti nuk i kurseu paralajmërimet ndaj Edi Ramës të cilit i kërkoi të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, në të kundërt sipas kryetarit të shtetit shqiptarët do përgatiten për referendumin më të madh në 30 vite kundër asaj që Ilir Meta e cilësoi si sekt dhe bandë oligarkësh.

Parashikimet nuk mungojnë as për të ardhmen e tij.

Si kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama njoftoi nisjen e vlerësimit të deputetëve përmes një platforme online, ku anëtarësia do votojë të preferuarin. Filtrit të bazës nuk do i shpëtojne as ministrat.

Rama sulmoi proçesin e përzgjedhjes së kandidatëve të kundërshtarit politik duke e cilësuar si farsë, ndërsa injoroi kërkesën e Lulzim Bashës për përballje televizive.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#IlirMeta#TopChannel
Recommended