Plazh në tetor/ Bjellorusët dhe moldavët s’kanë ftohtë, nuk i ndahen Vlorës!
  • 3 years ago
Turistët vendas por dhe të huaj që akoma i shikojmë në bregdet dhe këtë fundjavë të parë tetori ,tregojnë qartë që muajt e sezonit veror në qytetin turistik të Vlorës janë rritur.


Temperaturat e ngrohta ,qetësia e natyrës dhe lehtësimi i fluksit veror bën që qyteti i Vlorës të tërheq akoma turistë pranë saj në këtë sezon turizmi vjeshtor !

Të impresionuar nga këto faktore por dhe kurioziteti për të eksploruar këtë vend të panjohur për shumicen e tyre ,vazhdon i gjen akoma në plazhet e Vlorës turist belg/moldavë e bjellorus por edhe mërgimtar shqiptar të malluar për vendin e tyre.

?Jam Mikaela nga Moldavia, hera e parë që ndodhem në Shqipëri, kam qenë në Tiranë /Sarandë dhe destinacioni i fundit Vlora.
Në Vlorë arrij të ndjej përpjekjen dhe mikpritjen e banorëve për turizëm. Bulevardi i plazhit dhe qyteti gjatë natës bëhet edhe më i bukur.

Është pak erë por perfekt,diell i ngrohtë dhe po marrim ca rreze dielli

Ushqimi, pijet, banorët dhe mikpritja e tyre është e mrekullueshme.

Shqipëria ka potencial për turizëm dhe ky destinacion i ri duhet zbuluar nga europianët!

Do të sjell miqtë dhe prindërit vitin tjetër pasi këtu çdo gjë është kaq speciale dhe çmimet jane fantastike shprehet pushuesja nga Moldavia.
Pushuese tjetër: Vij nga Belgjika ku atje çdo gjë është gri dhe bie shi ndërsa këtu qiell i hapur dhe temperatura tëngrohta e njerez fantastik pra pushime ?top?.

Kam ardhur me nipër e mbesa dhe është hera e dytë në Shqipëri dhe kam sjellë familjen për të bërë një tour në bregdetin jugor!
Pushuesi tjetër: Vij nga Bjellorusia, na pëlqen ky vend dhe pse është hera e parë që vijmë. Kjo periudhë është e qetë por është dhe periudha më komode për ne që të bëjmë pushime.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Belarus#Vlore#TopChannel
Recommended