Top News - Mbrojtja nga pandemia/ Koreja e Veriut hap zjarr në kufi!

  • 3 years ago
Koreja e Veriut - një prej vendeve më të fshehta në botë - nuk ka konfirmuar deri tani ndonjë rast Covid-19, edhe pse vëzhguesit dyshojnë që shteti komunist mund t`I ketë shpëtuar tërësisht pandemisë. Peniani e mbylli kufirin e tij me Kinën në muajin janar dhe mendohet se është duke ndjekur një politikë ekstreme për mbrojtjen nga koronavirusit. BBC flet për urdhra për të qëlluar pa dallim këdo që tenton të lëvizë pa leje në kufi. Qasja e Koresë së Veriut ka mbërthyer vëmendjen sidomos këto ditët e fundit pas vrasjes tronditëse të një zyrtari të Koresë së Jugut, trupi i të cilit u gjet duke pluskuar në ujërat e Veriut. Të mërkurën, agjencia zyrtare e lajmeve KCNA njoftoi se gjatë një takimi të fundit të Partisë së Punëtorëve në pushtet - ku mori pjesë udhëheqësi Kim Jong-un, ishin zbuluar "disa gabime" në përpjekjet e Koresë së Veriut për të parandaluar një shpërthim të epidemisë . Raporti nuk specifikonte se cilat ishin ato gabime, por në takim ishte theksuar nevoja ? për t`u mbrojtur në mënyrë rigoroze nga vetë-vetëkënaqësia, pakujdesia e papërgjegjësia?. Kim Jong-un bëri një apologji të rrallë personale javën e kaluar pas vrasjes së zyrtarit koreano-jugor.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NorthKorea#TopChannel

Recommended