Top News - SHBA humbi neutralitetin/ Vizita e Pompeos acaron Turqinë

  • 3 years ago
Shtetet e Bashkuara nuk duken më të paanshme ne mosmarreveshjet e Mesdheut Lindor, deklaroi zëdhënësi i partisë ne pushtet ne Turqi, Drejtësi dhe Zhvillim. Vërejtjet e njëanshme të Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe vizitat e tij të shumta në Greqi apo administratën Greke Qipriote, por jo në palën Turke, tregojnë qartë se SHBA-ja e ka humbur qëndrimin neutral, tha Ömer Çelik."Duke shkuar vetëm në anën greke (të Qipros), duke mos vizituar anën turke, ose duke vizituar Greqinë dy herë në muaj, duke dhënë mesazhe të njëanshme, Amerika humbet asnjanësinë e saj dhe nuk jep një kontribut pozitiv në zgjidhjen e këtij problemi, "tha Çelik. Zëdhënësi shorehu megjithatë shpresën se Uashingtoni dhe Pompeo së shpejti do të ndryshojnë qëndrimin e tyre për këtë çështje. Pas disa muajsh mosmarrëveshjesh mbi aktivitetet e kërkimit të hidrokarbureve dhe zonave detare në Mesdheun Lindor, Turqia dhe Greqia së fundmi ranë dakord të zhvillojnë bisedime, të 61-tat e këtij lloji, në përpjekje për të dalë me zgjidhje të drejta, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për problemet në Mesdheun Lindor. Bisedime të kësja natyre, që patën nisur 12 marsin e vitit 2002 vazhduan rregullisht deri në vitin 2016, por që prej atëherë nuk ka pasur më asnjë raund të ri. Turqia ka kwrkuar qw nw bisedimet e reja tw trajtohen njw swrw cwshtjesh shqetwsuese pwr tw duke nisur nga ujërat territoriale në Mesdheun Lindor, shelfi kontinental, çmilitarizimi I ishujve, statusi ligjor I formacioneve gjeografike, gjerësia e hapësirës ajrore kombëtare dhe operacionet e kërkim-shpëtimit. Turqia gjithashtu kërkon që temat e shelfit kontinental dhe zonave ekskluzive ekonomike (EEZ) të trajtohen me parime të barabarta.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Turkey#TopChannel

Recommended