Pompeo viziton Greqinë/ E dyta brenda pak muajve, mesazh për konfliktin me Turqinë
  • 3 years ago
Athina zyrtare konsideron teper te rendesishme viziten e sekretarit amerikan te Shtetit Mike Pompeo te henen ne Selanik ku do te takohet me homologun e tij grek Dhendias, pasi sipas saj con nje mesazh mbeshtetje te ShBA ndaj Greqise ne lidhje me sjelljen delikuente të Turqisë.
Pompeo qe viziton Greqine per here te dyte brenda disa muajve zgjedh jo rastesisht Selanikun, për të theksuar rëndësinë strategjike të qytetit, jo vetëm në lidhje me Greqinë, por edhe me Ballkanin sa I perket investimeve dhe tregetise,duke cuar keshtu edhe nje mesazh drejt Moskes ne lidhje me influencen amerikane ne rajon.
Nderkohe Greqia veriore pervec se nje nyje e rendesishme ne Ballkan eshte zone e interesave te medha amerikane me shembull portin e Aleksandrupolit, ndaj edhe zyrtari amerikan takon perfaqesues te biznesit grek duke u perqendruar tek investimet per energjine.
Ne vazhdim ai do vizitoje te marten Kreten dhe kryeministri Mitsotakis, ashtu sic ka pritur babai I tij Konstandinos Mitsotakis presidentin amerikan Xhorxh Bush ne shtepine e tij, do ti hape dyert e saj edhe zotit Pompeo.
Me pas te dy do te vizitojne bazen me te rendesishme ushtarake ne rajonin e Mesdheut , ate te Sudes ,ndersa do bisedojne per zhvillimet me Turqine ne Mesdheun Lindor, si dhe investimet amerikane ne zone sa I perket energjise.
Vizita e sekretarit amerikan ,qe shmang Turqine , zhvillohet nje jave para samitit te larte te BE , pas te cilit pritet te fillojne bisedimet greko-turke. Athina kerkon qe ne keto bisedime te perfshihet vetem ceshtja e delimitimit te kufijve detare dhe ZEE mes dy vendeve,duke hedhur poshte cfaredolloj kerkese tjeter te Ankarase , sidomos ceshtjen e cmilitarizimit te ishujve te Egjeut.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#Turkey#TopChannel