Të gjithë ‘vrapojnë’ në orët e fundit, shkon rreth 500 numri i aplikuesve për hetues të BKH-së
  • 3 years ago
Teksa mesnata e ditës së sotme mbyll aplikimet për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit apo siç është quajtur ndryshe FBI-ja shqiptare, shumë aplikues kanë nxituar për tu bërë pjesë e kësaj strukture, partnere e ngushtë e SPAK.


Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bënë me dije se të premten ishin 165 aplikues ndërsa së fundmi numri ka shkuar afro 500. Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se është ngritur edhe një Komision përzgjedhësh për hetuesit. Ky komision përbëhet nga tre prokurorë, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Enkelejda Millonai.

Për hetuesit që do të përzgjidhen ka një sër kriteresh nga pastërtia e figurës e deri tek kontrolli i pasurisë. Ndërkohë të përzgjedhurit do tu nënshtrohen edhe të ashtuquajturës ?makineria e të vërtetës?.

Mësohet se shumë aplikues kanë qenë nga radhët e shoqërisë civile ndërsa pjesa tjetër agjentë të krimeve.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#BKH#TopChannel
Recommended