Top News - Gjermani, zëdhënësi i AFD: Për emigrantët, ka dhoma gazi!

  • 3 years ago
Partia gjermane e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë shkarkoi ish-zëdhënësin e saj Christian Lüth pas raporteve se ai ka bërë disa komente çnjerëzore lidhur me emigrantët.


Varianti online i gazetës Zeit pretendon se Lüth foli për ?pushkatim? dhe ?çuarjen e emigrante? në dhoma gazi shkurtin e vitit të kaluar gjatë takimit me një influencuese të Youtube, Lisa Licentia në një bar të Berlinit. Komentet u transmetuan edhe në një dokumentar televiziv nga gjiganti i medias gjermane ProSieben.

?Komentet që i atribuohen Christian Lüth janë plotësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me qëllimet dhe politikat e AfD,? deklaroi drejtuesi i grupit parlamentar të saj, Alexander Gauland. Gauland i cilësoi si ?absurde dhe krejtësisht fiktive? pretendimet se ai i kishte mbështetur komentet e Luth.

Në takimin me Licentia, ky i fundit thuhet të jetë shprehur se ? sa më keq të shkojnë gjërat për Gjermaninë, aq më mirë është për AfD-në?. I pyetur prej saj nëse ishte në interesin e kësaj partie që të vijnë më shumë emigrantë, ai ka thëne: ? Po, sepse AfD-ja mund t`i bëjë gjërat më mirë. Ata mund t`i pushkatojmë më vonë. Ose t`i çojmë në dhoma gazi, njësoj është për mua?!

ProSieben nuk e kishte identifikuar ?funksionarin e rangut të lartë AfD? te regjistruar fshehurazi. Por Zeit sqaroi se kishte hulumtuar vetë, dhe për ?shkak të interesit të vecantë publik?, kishte vendosur ta bënte të ditur emrin e tij.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ChristianLüth#Germany#TopChannel