Top News - Drejt bashkimit evropian/ Emigrantët ngrenë tenda në Serbi

  • 3 years ago
Dhjetëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika kanë ngritur tenda jashtë Suboticës, qytet në veri të Serbisë, me synimin për të kaluar fshehurazi kufirin e afërt me Hungarinë që çon për në Evropën Perëndimore. Sipas Qendrës së Mbrojtjes së Azilit, ka rreth 1.000 migrantë në provincën veriore të Vojvodinës që përpiqen të kalojnë në vendet fqinje duke përfshirë Rumaninë dhe Hungarinë, për në pjesët më të pasura të kontinentit. Rreth 1000 migrantë të tjerë ishin në Beograd, shumë prej tyre qëndronin në ajër të hapur në parqe ose në brigjet e lumenjve para se të lëviznin gjithashtu në veri drejt kufirit.

"Ne kemi 150 migrantë që hyjnë në vend nga jugu çdo ditë," tha Rados Gjuroviç, drejtori ekzekutiv i qendrës. Migrantët vendoseshin në radhë për bukën që shpërndahej nga vullnetarët, por pak, nëse kishte, mbanin maska pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, raporton Reuters. Svetlana Palic, zëdhënëse e komisionit të qeverisë për refugjatët, tha se numri i përgjithshëm i migrantëve në Serbi ështe rreth 30% më i lartë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Javën e kaluar, Bashkimi Evropian nisi diskutimin e një plani për të rishikuar rregullat e migracionit që e kanë ndarë bllokun prej kohësh, duke përfshirë një element që do të detyronte de facto secilin shtet të pranonte një numër refugjatësh. Polonia dhe Hungaria janë kundër masave të tilla. Serbia ishte një pikë kyçe për migrantët më 2015, kur më shumë se një milion njerëz që ikën nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Azi u futën në brigjet e BE-së, duke nxitur ndjenjat e ekstremit të djathtë.
Pamejt: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Emigrantet#TopChannel