Cakaj merr pjesë në takimin e kryediplomatëve të Bashkimit Evropian - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëvendësministri I jashtëm Gent Cakaj merr pjesë sot në takimin informal dyditor me Ministrat e jashtëm të vendeve të bashkimit europian në Bukursht ku pritet ndër të tjera të diskutohet për perspektivën e vendeve të ballkanit perëndimor.Komisioneri I bashkimit europian Johannes Hahn theksoi se unioni ka pritshmëri pozitive nga dialogu Kosove-Serbi.JOHANNES HAHNKOMISIONER PËR ZGJERIMIN, BENë lidhje me ballkanin perëndimor duhet të kremtojmë atë cfarë kemi arritur me maqedoninë e veriut mendoj se kjo do të sjellë dimanika të tjera positive në rajon dhe do të stimulojë dialogun mes beogradit dhe prishtinës. Ne kete aspect kam pritshmëri që disa njerëz të bëjnë lëvisjen e duhur dhe të kuptojnë.Ndërkohë Zyrtarja e lartë e BE për politikën e jashtme Federica Mogherini, përpara nisjes së takimit u ndal te krizan politike dhe institucionale ne venezuelë ku nënvizoi se qëndrimi I bashkimit europian është I qartë.FEDERICA MOGHERINIZYRTARE E BE PËR POLITIKËN E JASHTMEBashkimi europian ka pasur gjithmonë një qëndrim shumë të qartë për venezuelën, asnjë nga amabasdorët tani nuk mori pesë në inaugurimin e presidentit maduro. Mendoj se ky është një sinjal shumë I qartë. Sot do të diskutojmë me vendet anëtare për Venezuelën.Deklarata u bë në kohën kur nga ana tjetër parlamenti europian miratoi njohjen e Huan Guaiados si president I Venezuelës.Takimi informal I ministrave të jashtëm I njohur ndryshe si Gymnish, prej vendit kur u zhvillua për herë të pare në Gjermani, bëhet cdo gjashtë muaj në vendet të cilat kryesojnë presidencën e BE.
Recommended