Top News - Presidenti Meta ‘voton’ opozitën/ Listat e kandidateve

  • 3 years ago
Opozita e bashkuar prezantoi draftin e saj të përbashkët një ditë më parë, ndërsa mesditën e kësaj të hëne është komentuar edhe nga presidenti Ilir Meta.
Kreu i shtetit përshëndeti zyrtarizimin e propozimeve të bëra dhe shkruan se opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus në të kundërt të Rilindjes.
Në një status në Facebook, Meta shkruan "Drafti i paraqitur nga Opozita realizon hapjen e listave 100 për qind të listave dhe respektimin e plotë të barazisë gjinore, përkundrejt mashtrimit dhe mbylljes 100 për qind të listave nga Rilindja".
Sipas Metës, drafti i opozitës respekton konsensusin e arritur dhe Marrëveshjen e 5 Qershorit. Drafti i Opozitës kërkon opinionin e ODIHR për çështjet që nuk ka dakordësi, si një palë e paanshme dhe si vëzhguesit zyrtarë të zgjedhjeve.
Opozita ka ndërmarrë çdo hap, që çon përpara procesin e integrimit europian të Shqipërisë ku reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral janë kushtet kyç që përcaktojnë hapjen e negociatave për anëtarësim ? shkruan Meta në facebook.
Sipas presidentit Ilir Meta, çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat dhe provokim i patolerueshëm dhe i paamnistueshëm ndaj rendit kushtetues e demokratik dhe së ardhmes europiane të vendit, teksa e mbyll postimin e tij me fjalët ?Koha për reflektim!.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#Listat#TopChannel

Recommended