Top News - Koronavirusi në Evropë/ Francë, gjasa për izolim të dytë

  • 3 years ago
Në mesin e polemikave për masat e reja të kufizimit, në Francë regjistrohen shifra të reja rekord infektimesh: 16096 vetëm në 24 orët e fundit, një nivel që nuk ishte arritur kurrë më parë.


Repartet e reanimacionit, presin tani 1048 pacientë. Të enjten ndërkohë, viktimat e koronavirusit kanë qenë 52, çka e çon totalin në 31511. Në një situatë të tillë, kryeministri francez, thotë se nuk përjashtohet mundësia e një izolimi të dytë nëse situata do të vazhdojë të përkeqësohet.

?Nuk luhet me epideminë?, ka thënë ai për France 2, duke bërë apel për përgjegjësi kolektive. Duke mbrojtur masat e reja kufizuese të marra në qytetet e mëdha si Parisi dhe Marseja ai ka nënvizuar: Nëse nuk reagojmë shpejt mund të gjendemi në një situatë të ngjashme me atë të pranverës. Kjo mund të thotë edhe një izolim tjetër në rast se situata do të rëndohet. Vazhdon emergjenca edhe në Spanjë ku është kapërcyer shifra e 700 mijë rasteve të Covid 19, konfirmuar nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10653 raste të reja që e kanë çuar totalin në 704209. 84 persona të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar totalin në 31118 viktima. Mbretëria e bashkuar po ashtu ka regjistruar 24 orët e shkuara 6634 raste të Covid 19, shifra ditore më e lartë e regjistruar deri më tani. Të mërkurën në vend infektimet ishin 6178. Totali i të infektuarve deri më sot është 416 363. Viktimat në 24 orët e shkuara kanë qenë 40, për një total prej 41 902. Sipas ekspertëve, numri i rasteve pozitive po rritet mes të gjitha grupmoshave ndërkohë që vazhdon të rritet edhe numri i shtrimeve në terapi intensive.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Europe#France#TopChannel

Recommended