Top News - BE `lan duart`/ Dërgon ftesat për dialog

  • 3 years ago
Edhe pse nuk është e sigurtë nëse takimet e radhës Kosovë-Serbi do të znvillohen, Bashkimi Europian planifikon zhvillimin e tyre të, dielën dhe të hënën e të martën e javës së ardhshme. Mësohet se i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun mes dy palëve, Mirosllav Lajçak, I ka dërguar tashmë ftesat. BE-ja kërkon nga palët që në nivel koordinatorësh për dialog të diskutohet të dielën në 27 shtator dhe të hënën me 28 shtator, ndërsa takimi në nivelin e lartë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, të mbahet të marten. Por edhe pse ftesat janë nisur, Brukseli nuk e ka bërë ende publike këtë dhe nuk ka shpallur mbajtjen e ndonjë takimi. Nga BE-ja përsëritet vetëm se ?sapo të kenë ndonjë vendim për këtë çështje do ta bëjnë njoftimin publik. Pengesa kryesore për zhvillimin e takimeve të planifikuara nga BE-ja janë qëndrimet e palëve rreth diskutimit për marrëveshjen e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që diskutohet në kuadër të temave të ashtuquajtura ,?aranzhimet për komunitetet joshumicë?. Në Kosovë vazhdojnë të insistojnë se kjo është ?çështje e mbyllur? dhe nuk do të flitet në Bruksel, ndërsa delegacioni i Serbisë e ka kushtëzuar praninë në vazhdim të dialogut pikërisht me gatishmërinë e Kosovës për të diskutuar për këtë temë.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BE#Dialog#TopChannel

Recommended