Top News - Dërgon rezolutën për negociatat / Ruçi, një letër në BE
  • 3 years ago
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka nisur një aksion të ri diplomatik parlamentar. Kjo ka tw bwjw me njw letwr qw u ka dërguar të gjithë Kryetarëve të Parlamenteve dhe të Senateve të vendeve anëtare të BE-së, pwrmes sw cilws i falenderon për mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian dhe i informon për hapat e mëtejshme të Kuvendit.
?Vendimi i marrë nga Këshilli i Bashkimit Europian në datën 25 mars 2020 për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, i bazuar në progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Këshilli, është një inspirim e detyrim për të vijuar me përkushtim në përmbushjen e detyrimeve tona ndaj procesit të integrimit.
Mbështetja e parlamenteve të vendeve anëtare ka qenë një inkurajim i madh për avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë. Këtë mbështetje e kam konstatuar gjatë të gjitha takimeve dypalëshe gjatë vitit 2019.
Kuvendi i Shqipërisë po jep një kontribut kyç në rrugëtimin europian të vendit tonë, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe kontrollin ligjor e politik të procesit dhe përputhshmërinë e ligjeve me standartet e BE-së, duke garantuar një cilësi më të mirë të legjislacionit kombëtar.
Kuvendi i Shqipërisë është gjithashtu i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues.
Bashkangjitur letrës, po Ju dërgoj një kopje të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë ?Mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian?, si edhe ?Planin e masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian?, miratuar së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë.
Ne kemi besim se do të kemi edhe mbështetjen e parlamenteve dhe senateve të vendeve anëtare që negociatat të çelen sa më shpejt dhe të fillojë sa më parë diskutimi i kapitujve të tyre.?, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://...
Recommended