Fiks Fare/ Pandemia bllokon dosjet për Kemp, e verbëra 8 muaj pa lekë
  • 3 years ago
Në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një ankesë nga z. Mersin Cinellari nga Pogradeci, pasi prej 8 muajsh nuk ka marrë Kempin e verbërisë të së shoqes. Ai ka dorëzuar dokumentat më 20 shkurt të 2020 në Bashkinë Pogradec dhe që prej asaj kohe nuk ka marrë asnjë përgjigje.

E shoqa është e verbër dhe vuan gjithashtu nga skleroza dhe njëra dorë i dridhet nga parkinsoni. Të dy kanë të ardhurat e vetme të pensionit që është në shumën 33 mijë lekë në muaj. Si pasojë e verbërisë së të shoqes ai është i detyruar që të punësojë dikë për t'i shërbyer asaj, pasi siç shprehet dhe vetë ai është i sëmurë dhe nuk ia del dot i vetëm.

Fiks Fare u interesua pranë Shërbimit Social Pogradec ku drejtoresha znj. Lindita Bice shprehet se dokumentat e znj. Bukurie Cinellari kanë qenë të rregullta dhe janë depozituar pranë Shërbimit Social në Tiranë ku behet edhe komisioni i verbërisë. " Situatën është e tillë që si pasojë e pandemisë në të gjithë Shqipërinë janë pezulluar kempet. Dhe deri më tani nuk kemi një njoftim se kur do të fillojnë" shpjegon drejtoresha e shërbimit social.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel
Recommended