Fiks Fare/ Këput këmbën në aksident, policia i bllokon mjetin

  • 4 years ago
Një i ri nga fshati Poshnje i Beratit ankohet se gjatë kohës së pandemisë ka pësuar një aksident, ku ka prerë këmbën. Ka shkuar në spitalin e Beratit dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë ku i është nënshtruar një operacioni. Ka qendruar disa javë në spital dhe më pas në shtëpi në Poshnje,ku me një epikrizë nga spitali lëvizte me makinën e vetme në pronësi. Si rezultat i operacionit të kryer makinën e përdorte i vëllai i cili lëvizte në kohën e karantinës të merrte infermieren për mjekim në shtëpi. Një ditë nga këto e ndal policia ku i bllokon makinën 3 vjet. Në komision nuk e njoftojnë fare, madje as për t'i çuar dokumentet. I aksidentuari ankohet në Fiks Fare, pasi nuk ka se me çfarë të lëvizi për të kryer vizitat mjeksore dhe një operacion tjetër në Tiranë, pasi mjekët i kanë thënë se duhet një operacion i ri si rrjedhojë e mungesës së kockës.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended