Fiks Fare/ Drenova një jetë pa ujë. Banori: Kam 6 muaj pa u larë!
  • 3 years ago
400 familje në Drenovë të Mallakastrës vuajnë ende në ditët e sotme për pikën e ujit. Edhe pse me nga 2-3 puse në shtëpi asnjëri nuk ka ujë. Fshati edhe pse ka depo uji të cilat furnizojnë edhe disa fshatra të tjerë, nuk ka pasur kurr rrjet të brendshëm për të furnizuar shtëpitë me ujë. Cezmat e fshatit janë të shterura nga koha e nxehtë dhe banorët sytë i kanë nga qielli që të bjerë shi, për të mbushur ujë.

Ata njëzëri të revoltuar kërkojnë ujë pasi edhe me këtë pandemi është e papërballueshme situata.
Fiks Fare u interesua pranë bashkisë Mallakstër për problemin e furnizimit me ujë të fshatit Drenovë. Drejtori urbanistik pranë kësaj bashkie u shpreh se është në dijeni të situatës, por që e kanë të pamundur për ta furnizuar me ujë me bote pasi fshati nuk ka ujësjellës të brendshëm. Gjithsesi në buxhetin e këtij viti kjo bashki ka bërë të mundur të përfshijë projektin për furnizim me ujë të këtij fshati duke përdorur burimin e Poçemit i cili ndodhet 20 km larg. Ky projekt do të zgjidhte një herë e mirë problemin e mungesës së ujit.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel
Recommended