Top News - 30 miliardë euro në tregun evropian/ BE, raporti për drogën
  • 3 years ago
Shqipëria bën pjesë në hartën e vendeve të Evropës që trafikon droga të forta. Shkatërrimi i një grupi kriminal pak ditë më parë përmes një operacioni ndërkombëtar të koduar ?Los Blancos? ishte një treguar për këtë, ndërsa së fundi në raportin e saj për drogën për vitin 2020 Bashkimi Evropian e konsideron Ballkanin si një ?pikë të nxehtë?.
Sipas të dhënave problemi i kokainës në Evropë po përkeqësohet. Komisionerja e BE për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, tha se droga në Europë është bërë mjaft shqetësuese dhe kap një një treg prej 30 miliardë eurosh.
Fitimet qarkullojnë në banka dhe grupet e krimit të organizuar po fuqizohen duke blerë njerëz, fuqi, e duke bërë që krimi i organizuar të minojë shoqërinë dhe demokracinë. Sipas komisioneres rruga e Ballkanit është furnizuesja kryesore e heroinës në BE, dhe përdorimi i drogërave po rritet eksponencialisht, vit pas viti.
?Aty ku ka drogë, shpesh ka edhe armë, krim dhe vrasje. Aty ku ka trafikantë droge, ka edhe krim të organizuar. 5 mijë grupe të krimit të organizuar janë aktive në Evropë. Më shumë se 1/3 merren me drogë. Tregtia e drogës mbështet krimin e organizuar me 30 miliardë euro në vit. Tregtia e jashtëligjshme e drogës është tregu më i madh kriminal në Bashkimin Evropian?.
Në raport thuhet se në vitin 2018 sasia e kokainës së sekuestruar në Bashkimin Evropian arriti nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, me më shumë se 110 000 konfiskime të raportuara, që arrinin në 181 ton. Sasia e kokainës së kapur tejkaloi rekordin e mëparshëm, nga 2017, me më shumë se 42 tonë.
Raporti vëren gjithashtu se pandemia e koronavirusit ka ndikuar edhe në aspektin e trafikut dhe marrjes se drogës. Raporti tregon se izolimi i ka bërë më krijues trafikantët me mënyrën si ata furnizojnë përdoruesit, ndërsa të varurit kanë pasur vështirësi në marrjen e trajtimeve për lënien e drogës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BE#Droga#TopChannel
Recommended