Top News - Vaksina anti-covid/ Suedia-jo nën moshën 18 vjeç

  • 3 years ago
Qeveria suedeze, nuk do ti rekomandojë një vaksinë të ardhshme kundër koronavirusit, asnjë personi nën moshën 18 vjec, pasi ajo vazhdon të besojë se fëmijët e transmetojnë virusin vetëm në mënyrë të kufizuar. Sipas zyrtarëve suedezë, vaksinimi i popullatës në vend mund të nisë që në tre mujorin e parë të 2021. Suedia ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e miliona dozave të vaksinës së astra zeneca-s për vitin e ardhshëm dhe ka marrëveshje në diskutim edhe për gjashtë vaksina të tjera. Për momentin, asnjë vaksinë nuk është e gatshme të përdoret nga publiku i përgjithshëm dhe nuk dihet ende se cila vaksinë do të jetë gati e para, sa efektive do të jetë secila dhe sa doza do të nevojiten për një person. Zyrtarët suedezë thonë se kanë blerë më shumë vaksina nga sa kanë nevojë, por kjo nuk është dicka e keqe pasi tepricat mund ti shiten vendeve të tjera. Sidoqoftë, prioritet për vaksinimin do të kenë personat mbi moshën 70 vjec si edhe stafi i sektorit të mjeksisë dhe kujdesit. Por fëmijët nuk kanë nevojë për vaksinën, të paktën jo fillimisht. Kjo sepse vaksina, sipas zyrtarëve, ka si qëllim të krijojë mbrojtje për njerëzit që kanë nevojë shtesë për mbrojtje. Dhe fëmijët nuk hyjnë në këtë kategori.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vaksina#Suedi#TopChannel

Recommended