Top News - BE, vaksina anti covid/ Soreca-10 mln euro për Shqipërinë

  • 3 years ago
BE ka menduar të ndihmojë Shqipërinë me 10 milionë euro shtesë për mjetet bazike për të luftuar COVID-19. Kete ia ka bere te ditur Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ministres te shendetesise, Ogerta Manastirliu.

Përshëndetje, siç e thatë kjo është hera e 5-të që asiston BE për të ndihmuar Shqipërinë në kuadër të pandemisë. E kemi bërë që ditën e parë.
Sot, kemi kënaqësinë pasi kemi sjellë 20 respiratorë fiks dhe aksesorët e tyre. Do ndihmojnë terapinë intensive. Kemi sjellë dhe shumë aksesore të tjerë, javës që vjen sjellim 30 respiratorë të tjerë të lëvizshëm.

Strategjia e BE, ka qenë një strategji e dyfishtë, të asistojë me materiale mjekësore për t?u ardhur pacientëve me COVID-19, por dhe materialet mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe Policinë Kufitare.
Ministrja e shendetesise pranoi se ka ende shumë për t?u bërë në spitale dhe kapacitetet e sistemit shëndetësor. Më tej ajo thotë se periudha e re vjeshtë- dimër do ta përballë sistemin shëndetësor me shumë sfida në përballjen ndaj COVID-19.

Fiks 6 muaj nga dita e parë e rastit të parë me COVID-19 në Shqipëri. 6 muaj pune intensive të qeverisë shqiptare. 6 muaj luftë në frontin e mjekëve dhe infermierëve në spitalet tonë. 6 muaj punë intensive të epidemiologëve. 6 muaj punë e Urgjencës Kombëtare për t?iu përgjigjur në kohë çdo rasti. Ne po përballojmë këtë pandemi e cila ka vështirësitë e saj, dhe që sistemi deri më tani falë të gjithave kontributit të bashkëpuntorëve ia kemi dalë që ta menaxhojmë më së miri.
Përballemi çdo ditë me sfida të mëdha. S?mund të themi që në gjithë punën tonë, s?ka pasur vështirësi, dhe s?na kanë shoqëruar sfida të sistemit.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LuigiSoreca#OgertaManastirliu#TopChannel

Recommended