Ora News - Fabrika e bitumit në Krrabë pa leje mjedisore

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Disa protesta radhazi të banorëve të Krrabës duket nuk e kanë bindur bashkinë e Tiranës të marrë ndonjë masë për largimin e fabrikës së bitumit që çdo ditë e më tepër është kthyer në një problem serioz për ndootjen e zonës.

Fabrika e vendosur në hyrje të tunelit të Krrabës vijon punën normalisht.

Me anë të një shkrese të datës 2 shtator të këtij viti agjensia kombëtare e mjedisit në përgjigje të kërkesës së banorëve është shprehur se kompania nuk ka marrë leje madje as nuk ka aplikuar për një të tillë.

Besim Veliu: ?U mblodh fshati. Caktuan një komision prej 5 vetësh që bënë ankesë dhe vetëm ministria e Mjedisit ka deklaruar se është ndërtim pa leje?

Përballë këtij fakti, banorët që kërkojnë largimin e fabrikës po përballen edhe me presione e kërcënime për jetën.. Kështu ka ndodhur me Besim Veliun.

Besim Veliu: ?Më kanë dalë përpara duke më kërcënuar. Djalin ma larguan nga puna si në kohë të Enverit?

Kjo fabrikë u largua nga fshati pezë helmës dhe u montua në Krrabë pa miratimin e banorëve. Ndaj ata përmes një peticioni e kanë paraqitur shqetësimin në zyrën e kryeministrit, kryebashkiakut Veliaj, ministrit te Turizmit dhe Avokatit te Popullit por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/fabrika-e-bitumit-ne-krrabe-pa-leje-mjedisore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended