Fiks Fare/ Masakër mjedisore në Vjosë, lumi gërryhet pa leje

  • 4 years ago
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës masakrën mjedisore në Lumin Vjosë, ku firma që po shfrytëzon barbarisht këtë lumë, nuk kishte leje. Qindra kamionë të tonazhit të rëndë marrin përditë zhavorr në fshatin Hambar në Fier, duke e kthyer zonën në një kantier të madh. Ekskavatorët lëvizin në një distancë prej disa kilometrash, duke marrë zhavorr dhe lënë pas gropa të mëdha, të cilat janë mbushur me ujë. Gërryerja e lumit po bëhet disa metra larg vendit ku Vjosa del përvit nga shtrati, duke përmbytur mijëra hektarë dhe banesa në fshatrat e Fierit dhe Vlorës. Gazetarët e emisionit investigativ faktuan se firma Shkëlqimi 07, e cila po gërryen këtë Lumë, nuk kishte leje shfrytëzimi. Drejtuesit dhe inxhinierët e firmës nuk dispononin asnjë kopje të kësaj leje, aq më tepër vendin apo koordinatat se ku duhet të merrnin zhavorr. Mjetet e kësaj firme lëviznin ku të mundnin, pa asnjë piketim. Dhe, pasi e shfrytëzonin, nuk e rehabilitonin, duke rrezikuar jetët dhe pronat e banorëve të fshatrave afër lumit të egër.

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën disa video dhe foto nga banorë të fshatit Hambar në Fier. Para pak javësh, këta banorë protestuan kundër shfrytëzimit të lumit, madje ndaluan edhe kamionët e firmës. Pas këtyre ankesave, një grup i emisionit Fiks Fare shkoi në atë fshat për të parë si shfrytëzohet ky lumi konsideruar i egër. Në një distancë prej disa kilometrash, ekskavatorët kishin gërryer të gjithë zonën, madje edhe në mes të lumit, duke ndryshuar disa herë rrjedhën e tij natyrale. Në gjithëdistancën, ishin hapur gropa të mëdha, të cilat ende nuk janë mbyllur. Dhe, e gjitha kjo situatë, ishte vetëm 16 muaj pas përmbytjeve masive që shkaktoi Vjosa në fshatrat e Fierit dhe Vlorës, duke rrezikuar mijëra familje.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on...

Recommended