Fshatrat pa rrugë/ Memaliaj, banorët kërcënojnë me bojkotin e zgjedhjeve nëse nuk ka zgjidhje
  • 3 years ago
Banorët e katër fshatrave në bashkinë e Memaliaj kanë protestuar për mungesën e infrastrukturës rrugore që po dëmton ekonominë e banorëve përgjatë aksit me gjatësi vetëm 12 km.


Ata thonë se zona është tërësisht e harruar dhe se rruga nuk ka njohur kurrë investim, ndërsa në ditët me shi bëhet e pakalueshme.

Për të shkuar në shkollë fëmijët duhet të përshkojnë rreth dy orë rrugë me këmbë përmes pyllit dhe rrëkeve të ujërave që përshkojnë të gjithë aksin.

Situata është duke prekur rëndë ekonominë e ullirit në zonën e Toçit, Koshtanit dhe gjithë fshatarëve kodrinore të Memaliajt që kultivojnë me mijëra rrënjë ullinj si produkt me të ardhura jetike për ekonominë.

Banorët e këtyre fshatrave kanë kërcënuar me bojkotim të zgjedhjeve nëse situata mbetet e pandryshuar.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Memaliaj#Banoret#TopChannel
Recommended