Report TV - Pak orë para zgjedhjeve, Basha apel demokratëve: Dhuna nuk është zgjidhje
  • 5 years ago
Kryetari i PD-së Lulzim Basha pak orë para zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit u kërkon të gjithë demokratëve që të bojkotojnë procesin e votimit. Lideri i PD-së iu drejtua simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së duke thënë se nëse do të jenë të detyruar për të votuar, të bëjnë rezistencë në rrugë dhe sheshe, por me protesta paqësore, pasi shtoi ai, dhuna i intereson vetëm Edi Ramës.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës
Nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë mekanizmi se si njerëzit vendosin për qeverisjen që duan, por nesër njerëzit nuk kanë asnjë zgjedhje. Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve. por nesër nuk do të ketë liri dhe nuk do të ketë shprehje vullneti. Zgjedhjet janë mekanizëm kushtetues dhe ligjor, por nesër do të shkelet Kushtetuta dhe ligji në një proces antikushtetues dhe thellësisht kriminal. Të dashur bashkëqytetarë: Unë e di që shumë prej jush kanë dashur dhe kanë pritur që nesër të mos kishte as votime farsë, të mos kishte asgjë.

Por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë, o të ishte mënyra e dhunshme, e cila d?Për pushtetin personal, Rama është gati të çojë shqiptarët në vëllavrasje. Dhuna dhe viktimat i vlejnë vetëm Edi Ramës. Ai do arsye. Ai kërkon të sigurojë pretekstin e kundërshtarit të dhunshëm për të justifikuar shtetin e tij policor për të justifikuar dhunën dhe abuzimet dhe krimet që ka kryer deri tani. Rrëzimi i Edi Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin, nuk mund të vijë duke goditur, duke rrahur apo lënduar njëri-tjetrin. Fundi i Edi Ramës po vjen nga braktisja e tij. Nga distancimi prej tij. Nga izolimi i tij. Ky fund është pranë dhe, mbi të gjitha, sepse përpjekjet tona të deritanishme kanë qenë thellësisht europiane, thellësisht parimore dhe jo për pushtet personal. Përgjegjësia dhe detyrimi im kryesor është interesi publik, është mirëqenia e njerëzve. Ky interes vjen mbi çdo interes partiak, vlen para çdo interesi vetjak.
Recommended