Lajçak: Dhuna dhe bojkoti nuk jane zgjidhje

  • 5 years ago
8 vjet më parë si përfaqësuese i BE negocioi krizën politike që pasoi 21 Janarin, duke kërkuar të hiqej dorë nga protestat e dhunshme dhe opozita socialiste të hynte në zgjedhje. 8 vjet më vonë, tanimë si kryetar i radhës i OSBE, përsërit të njëjtin qëndrim, kësaj here drejtuar opozitës së djathtë, por mendon se palët politike kanë maturinë ta zgjidhin vetë krizën.



"Unë mendoj se kohët kanë ndryshuar dhe se palët politike në vend janë në gjendje ta zgjidhin krizën pa ndërhyrje nga jashtë. Vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë dhe të pengojë Shqipëri në rrugën e saj për përparim. Duhet kaluar këto dallime. Dua të them se heqja dorë nga mandatet është për të ardhur keq. Opozita ka një rol të rëndësishëm, por veprimi i tyre nuk ishte i drejtë. Më vjen keq për vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Nuk besoj se është një vendim në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Duke bojkotuar institucionet, duke bojkotuar zgjedhjet nuk është rruga e zgjidhjes".

Edhe Ministri Cakaj, në konferencën me Ministrin e Jashtëm sllovak Lajcak, përsërit se dhuna e ushtruar nga protestuesit e opozitës po dëmton imazhin e vendit.

Lajcak dënoi dhe dhunën e ushtruar ndaj Ambasadorit të OSBE në Tiranë si të papranueshme. 2 ministrat thanë se në takimin 2 palësh kanë diskutuar dhe për përgatitjet që po bën Shqipëria për të marrë vitin e ardhshëm drejtimin e Presidencës së radhës së OSBE.

Recommended