Top News - Shtëpia e Bardhë në alarm/ Dërgohet zarf me lëndë helmuese

  • 3 years ago
Në një zarf të drejtuar Shtëpisë së Bardhë u gjet një substancë e identifikuar si ricinë, një lëndë kjo helmuese vdekjeprurëse. Lajmin e percollen disa dite me pare nje sere mediash vendase duke cituar per kete ceshtje një zyrtar federal të informuar. Zarfi që besohet të ketë ardhur nga Kanadaja u kap në një qendër postare qeveritare para se të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë, thanë Neë York Times, CNN dhe Ëall Street Journal. E pyetur në lidhje me njoftimet, FBI-ja pohoi se agjencia dhe "Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara dhe dhe partnerët e Shërbimit të Inspektimit Postar po hetojnë një letër të dyshimtë të marrë në një objekt të postës qeveritare. Në këtë moment, nuk ka ndonjë kërcënim për sigurinë publike". Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret i SHBA nuk pranuan nga ana tjeter të komentojnë. Ricina gjendet në gjendje të natyrshme, por duhet ndërmarrë një veprim i qëllimshëm për ta shndërruar atë në një armë biologjike. Ajo mund të shkaktojë vdekje brenda 36 deri në 72 orësh nga ekspozimi në një sasi aq të vogël sa një majë gjilpëre dhe nuk ekziston asnjë antidote njohur. Sipas VOA-s, ka pasur incidente të shumta që përfshijnë zarfe të postuara me ricinë për zyrtarët amerikanë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zarfi#SHBA#TopChannel

Recommended