Propozimi për Kosovë-Serbi: Nga Shtëpia e Bardhë do t’ju kërkohet zonë e përbashkët ekonomike
  • 4 years ago
Këtë të shtunë, Shtëpia e Bardhë pritet t?i propozojë Kosovës dhe Serbisë krijimin e një zone të përbashkët ekonomike.


Kjo është informata e vetme deri më tani rreth përmbajtjes së takimit të parë të dy vendeve pas më shumë se një viti. Ky propozim është mirëpritur nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës, e cila vlerëson se krijimi i kësaj zone do të rriste bashkëpunimin mes shteteve dhe do të sillte investime të huaja.

Përveç zonës ekonomike Zeka thotë se dy vendeve mund t?u propozohet edhe menaxhimi i përbashkët i pasurive natyrore ndërkufitare.

Gjithashtu, ai thotë se do të diskohet edhe për përcaktimin e aspekteve teknike të marrëveshjeve preliminare për komunikacionin ajror dhe hekurudhor si dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Por, skeptik se aspekti ekonomik do të sjell paqe mes dy shteteve, shprehet publicisti Muhamet Mavraj. Mavraj thotë se tema e parë e dialogut do duhej të ishte zgjidhja e problemeve të luftës.

Kosova dhe Serbia nën udhëheqjen e Brukselit kanë nënshkruar një varg marrëveshjesh, pjesa dërrmuese e së cilave nuk janë respektuar nga pala serbe.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#Serbia#TopChannel
Recommended