Top News - SHBA, Shtëpia e Bardhë/ Rikthehen konferencat për covid 19

  • 4 years ago
Presidenti Donald Trump bëri të ditur se do t?i fillojë sërish konferencat për shtyp në Shtëpinë e Bardhë lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi, në një kohë kur numri i të infektuarve në shkallë vendi vazhdon të rritet.

Vendimi i presidentit për zhvillimin e konferencave të përditshme vjen ndërsa, sipas sondazheve, mbështetja ndaj tij ka rënë dhe këshilltarët e kanë inkurajuar të japë më shumë informacion rreth përgjigjes së administratës së tij ndaj pandemisë.

Behet e ditur se konferencat do të nisin të martën. Presidenti pritet të flasë lidhur me përparimin e shënuar në fushën e mjekësisë për të luftuar pandeminë, përfshirë vaksinat dhe terapitë.
Nuk është e qartë nëse presidenti Trump do të pranojë pyetje gjatë konferencave për shtyp, apo nëse do ta ndajë podiumin me të tjerë, përfshirë Nënpresidentin Mike Pence dhe ekspertët e shëndetit publik Anthony Fauci dhe Deborah Birx. Kohët e fundit zoti Trump e ka kritikuar zotin Fauci, ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive të vendit. Gjatë një interviste për ?Fox News? që u transmetoi të dielën zoti Trump tha se zoti Fauci është ?paksa alarmist?. Megjithatë presidenti shtoi se ka ?një marrëdhënie të shkëlqyer me të.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel

Recommended