Ora News - Durrës: Vranë babain i plagosën të birin, 5 të arrestuar dhe 3 në kërkim
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Pesë persona janë arrestuar ndërsa 3 janë shpallur në kërkim pas përplasjes me armë të ndodhur mbrëmjen e 18 shtatorit në lagjen 13, në plazhin e Durrësit.

Nga ky sulm mbeti i vrarë Armando Baboçi, ndërsa u plagos Erald Gjini, djali i tij, i cili kishte mbiemrin e të ëmës.

Sot, (19 shtator) policia informoi se ka arrestuar në flagrancë tre 20 vjeçarë të përfshirë në konflikt: Klodian Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç dhe Sergio Tatasi, 20 vjeç, banues në Durrës

?Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me mjete të forta e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit E.Gj., 19 vjeç, H.T., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve si dhe shtetasi A.B.(Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës? informoi sot policia e Durresit.

Janë arrestuar për moskallëzim krimi Endri Cimo (Bregu), 25 vjeç dhe Argit Kastrioti, 24 vjeç, banues në Durrës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vrasja-ne-durres-5-te-arrestuar-dhe-3-ne-kerkim/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended