Report Tv - Durrës/Goditën mjekun me tullë në kokë, 2 të arrestuar e 1 në kërkim

  • 5 years ago
Një mjek është goditur me tullë në kokë pasditen e sotme në spitalin e Durrësit. Paraprakisht raportohet se mjeku Gerald Kola u godit teksa kishte ndërhyrë për të ndarë tre persona, të cilët po ziheshin në ambientet e spitalit.

Gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku thekson se tre personat, dy nga të cilët ishin nga e njëjta familje kishin të afërmit e tyre të shtruar në spital. Familjari i një tjetër pacienti u kërkoi dy personave të tjerë që të mos diskutonin me zë të lartë dhe në këtë moment, përplasja nga verbale ka përfunduar në fizike.

Mjeku Kola ka ndërhyrë për t'i ndarë, por njëri prej tre personave e ka qëlluar me tullë në kokë duke i shkaktuar dëmtime. Mjeku ka marrë plagë në kokë dhe në pjesën e gojës nga goditja, ndërsa po mjekohet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Recommended