Report TV - Shoferë problematikë në Durrës, 9 të arrestuar e 1021 masa administrative
  • 5 years ago
9 persona janë arrestuar në qytetin e Durrësit gjatë fundjavës për vepra të ndryshme penale. 5 prej të arrestuarve kanë rënë në pranga për shkak se drejtonte automjetin në gjendje të dehur ndërsa 4 të tjerë janë arrestuar pasi drejtonin mjetin të pa pajisur me leje drejtimi.

Po ashtu Policia e Durrësit ka bërë me dije se janë marrë edhe 1021 masa administrative nga të cilat:

-Janë pezulluar 15 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike.

-Janë marrë 56 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.

-Janë marrë 43 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.

-Janë marrë 356 masa administrative për parakalim të gabuar.

-Janë marrë 341 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Ndërkohë njoftohet se në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.
Recommended