Top News - Këshilli, ikin PD-LSI/ Ngërçi, koalicionet e listat 100%
  • 3 years ago
Mbledhja e Këshillit Politik ka dështuar që në fillim e saj. Dy përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili janë larguar nga takimi, duke deklaruar se PS nuk po zbaton marrëveshjen e 14 janarit.
Pasi doli nga mbledhja, Oerd Bylykbashi i shoqëruar nga përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, tha se nuk është PD që po bojkoton Këshillin, si dhe vuri edhe ?pikat e kuqe? që nuk preken. Ndërsa, Petrit Vasili u shpreh se se Opozita po ruan marrëveshjen e 14 janarit dhe 5 qershorit nga PS.

?Nëse nuk ka konsensus i drejtohemi OSBE/ODIHR. Koalicionet siç janë dhe lista 100% realisht të hapura. Këtu s?jemi në parlament që të vendosin ata!?,-tha Bylykbashi.
?Kërkesa parimore e opozitës së bashkuar ndërton dialog dhe konsensus. Sot jemi para faktit që PS të mos bojktojë në mënyrë të njënashme dhe të shkatërrojë konsesusin e 14 janarit dhe 5 qershorit. Ky është një shans i madh për PS, jo për opozitën e bashkuar që s?ja ndal njeri mundësitë. Opozita në këtë këshill, sikundër edhe me 5-qershorin, sërish po bën të pamundurën për të ruajtur Këshillin nga bojkoti i PS, dhe imponimi i PS?,-tha Vasili.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se opozita e ka bojkotuar me dashje mbledhjen e Këshillit Politik.

?Ky është një konflikt i stisur. Opozita e bojkotoi mbledhjen që të mbajë peng ndryshimet kushtuese për të krijuar krizë artificiale për qendrimet e tyre. Përtej shtatorit ky proces nuk mund të shtyhet më pasi duhet të nisë organizimi i zgjedhjeve, pasi afati është i shkurtër. Ne kemi ide konkrete, le të vijnë me ide. Nuk është e vërtetë që në 5 qershor kishte sanksionim për koalicionet. Me ndryshimet kushteutese, ne duhet të flasim në Kod për koalicionet.
Për ta kuptuar shqiptarët, PD nuk do vazhdimin e tryezës dhe dialogut. Halli i vërtetë është se nëse e ndjejnë veten të fortë elektoralisht le të fitojnë. Ejani të kontribuojmë të gjithë, ejani të diskutojmë mbi një draft të caktuar. tha Gjiknuri.


Në këtë takim Partia Socialiste kishte ardhur me një draft konkret, ku propozohet që lista e kandidatëve 100% e hapur, por që kandidatët t?i nënshtrohen votës preferenciale, ku Qytetari voton partinë/koalicionin dhe 1 kandidat preferencial. Po kështu pragu minimal për partitë dhe koalicionet të jetë I njëjtë 3%. Ndërsa koalicionet lejohen por me listë të përbashkët kandidatësh në cdo zonë zgjedhore.
PD dhe LSI nuk kanë sjellë një propozim konret në këtë takim por kanë kërkuar asistencë nga OSBE/ODHIR në rast mos gjetje konsensusi mes palëve.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe ...
Recommended