Ambasadorja franceze nga Korça: 'Kushtetuesja' të plotësohet sa më parë! Këshilli Politik e di punën

  • 3 years ago
"Duhet që Gjykata Kushtetuese të bëhet sa më parë. Personalitet politike të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë. Është domosdoshme që Kushtetuesja të ndërtohet dhe të punojë se ka një seri problemesh të rëndësishme që kërkojnë zgjidhje. Gjykata e Lartë gjithashtu është e rëndësishme të punojë, por kjo është në një fazë më të avancuar se Kushtetuesja. Dua të qëndroj këtu se po shoqërojmë një delegacion të lartë të parlamentit. Do të largohem nga Shqipëria pasardhësja ime ka marrë aprovimin. Këshilli Politik është gjë e mirë që ekziston, të vazhdojë punën e tij me inteligjencë. Sepse ata e dinë si duhet të funksionojë dhe s'ka pse t'ua thonë diplomatët", tha Vasac, teksa dha lajmin se do të largohet nga Shqipëria dhe se pasardhësja e tij kanë marrë "ok".

Recommended