Top News - Krimet mjedisore/ PD, depoziton tre padi në SPAK
  • 3 years ago
Partia Demokratike depozoi në SPAK 3 padi penale për krimet mjedisore dhe korrupsionin në sektorin e mjedisit. Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi deklaroi se paditë e depozituara janë kundër Blendi Klosi, Zamir Dedej, Edison Konomi dhe Tërmet Peçi. Për Malltezin, personat në fjalë kanë përgjegjësi për atë që e cilëson ?katrauhurë mjedisore? në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës ?Uji i Ftohtë? në Tepelenë dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit.

Blendi Klosi, Zamir Dedej, Edison Konomi dhe Tërmet Peçi duhet të mbajnë përgjegjësi penale për shkatërrimin e pasurive natyrore të vendit.Padia e parë ndaj Blendi Klosit dhe Drejtorëve të tij Dedej dhe Konomi bëhet për kthimin e Parkut Kombëtar Dajt në një gurore masive për interesat e xhepit të zyrtarëve dhe oligarkut të qeverisë ?Gjoka Konstruksion?. Parku Kombëtar i Dajtit dhe Monumentet e Natyrës si ?Shkalla e Tujanit? (ku sipas ligjit duhen zbatuar masat më të rrepta të mbrojtjes së natyrës) janë kthyer në gurore masive dhe diga.Për të shtuar milionat, Gjoka kthen Parkun e Dajtit dhe monumentet e natyrës në gurore, ndërsa zyrtarët mbyllin sytë, veshët dhe gojën duke lejuar dëm mjedisor dhe vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës.Padia e dytë është për drejtorin famoz të Klosit, Zamir Dedej.
Malltezi theksoi se duhet vullnet që këto krime të hetohen pa u zvarritur, pasi dëmi që po shkaktojnë në mjedis sic tha ai, është i jashtëzakonshëm.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JamarbërMalltezi#SPAK#TopChannel
Recommended