Ora News - Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit depoziton në kallëzim penal ndaj Veliajt në SPAK
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Padia u dorëzua sot në orën 11:00 në SPAK.

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci tha për mediat se dyshohet që është vendosur fituesi për projektin e Teatrit në fshehtësi të plotë.

Goci shtoi se do ngrihen edhe padi e akuzat të reja përfshirë Ministren e Kulturës Eva Margariti, ish Ministren Mirela Kumbaro si edhe drejtorin e Teatrit.

Ervin Goci: ?Ka thënë që ne e kemi përfshirë në buxhetin e vitit 2020 kur ne nuk e dimë që është bërë një konkurs. Ka thënë që kemi komisionar një studio juridike që do lidhë kontratën me fituesin. Ne nuk dimë që ka fitues. Por lidhja e kontratës do të thotë që fituesi ka dalë. Atëherë meqë ka dalë fituesi të na e thotë kush është i këtij projekti, por nuk e thotë. Kjo është shkelje e rëndë. Nëse është bërë diçka që ne kemi dyshime se është vepruar, është bërë në fshehtësi të plotë dhe komplet korruptive, nuk ka transparencë asgjë.

Sot kallëzuam titullarin me emrin Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës dhe titullar i lartë me rëndësi të veçantë pasi administron me firmën vet 120 milionë euro të qytetarëve të Tiranës dhe sigurisht Prokuroria e Posaçme është për këtë. Kemi shumë kallëzime të tjera, kemi shumë akuza të tjera. Dhe për ish-ministren e Kulturës dhe këtë që është, kallëzim për drejtorin e Teatrit, kallëzim për inxhinierët që thanë se është në rrezik shembje, për të gjitha këto hallka do bëjmë kallëzime të veçanta dhe jo të gjithë shkojnë tek SPAK sepse ka insitucione të specializuara për këtë gjë?

Do i shkojmë në fund deri kësaj gjëje. S?ka shans njeri të prekë teatrin.?

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/aleanca-mbrojtjen-e-teatrit-depoziton-ne-kallezim-penal-ndaj-veliajt-ne-spak

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended