Pamjet nga aksidenti i frikshëm në Berat me 3 të plagosur rëndë
  • 3 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Berat-Urë Vajagurore, në fshatin Moravë.


Dy automjete, njëri tip Mercedez Benz dhe tjetri tip Skoda i OSHE-së,janë përplasur kokë më kokë më njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes së fuqishme janë plagosur rëndë 3 shtetas,që ndodheshin në të dy mjetet.

Të plagosurit janë: Erjon Brahimaj që udhëtonte në mjetin tip Benz, Albjon Çela që është shoferi i mjetit tip Skoda të OSHE-së dhe pasagjeri i mjetit tip Skoda Eduart Bushi.

Të plagosurit janë transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë së Beratit dhe të Repartit Zjarrëfikës. Burimet zyrtare të DPV Berat bëjnë me dije se,shkak i aksidentit të rëndë është bërë parakalimi i gabuar dhe me shpejtësi i mjetit tip Benz 250 që udhëtonte nga Berati në drejtim të Urës Vajgurore.

Sipas policisë,parakalimi i gabuar i Benzit ka sjellë edhe përplasjen e fuqishme e frontale me mjetin tip Skoda të OSHE-së që udhëtonte nga Ura-Vajgurore në drejtim të Beratit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Berat#Aksident#TopChannel
Recommended