Reprot TV - Aksidenti, makina përmbyset në Devoll, tre të plagosur rëndë

  • 6 years ago
DEVOLL-Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme, ndërsa tre persona janë plagosur rëndë.

Sipas të dhënave të para, drejtuesi i makinës tip Benz me targa AA 107TL ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me një mur dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë, shoferi dhe dy pasagjerët që ndodheshin në makinë janë plagosur rëndë. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa raportohet se kanë plagë të rënda.

Në muajt e fundit në Shqipëri janë regjistruar mjaft aksidente, ndërsa shumë persona kanë humbur jetën dhe të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Recommended