Top News - Atentati me tritol/ PD: Pasoje e politikës se Ramës

  • 3 years ago
Partia Demokratike ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për atentatin me tritol këtë të martë në Tiranë. Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi në një konferëncë për shtyp ka deklaruar se kjo ka ndodhur për shkak të politikës së kreut të qeverisë që sipas tij bëhet palë më të fortët duke lënë kriminelët të lirë të lajnë llogaritë me njëri-tjetrin.
Goditja mafioze, e përjetuar nga shumë qytetarë si një sulm terrorist në një nga qendrat më të populluara të Tiranës, është pasojë e politikës së Edi Ramës ?hëngshin kokat e njëri-tjetrit?. Një politikë e tillë ka lënë krimin të lirë të bëjë çfarë të dojë, kur të dojë dhe si të dojë, duke bërë viktima të luftës së tyre edhe fëmijët, siç ndodhi mbrëmë në aktin mafioz-terrorist në Tiranë.
Politika ?hëngshin kokat e veta? e ka burimin tek pakti i Edi Ramës me krimin, i cili është burimi i pasigurisë së qytëtarëve. Kryeministri në ikje ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet, duke patur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë.

Bardhi ka akuzuar edhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn, duke u shprehur se ai po sillet si bandit që urdhëron Policinë të dhunojë qytetarët në protesta dhe jo të kapin kriminalët. Sipas, numrit 2 të demokratëve kjo politikë do të ndryshojë me ardhjen e PD në pushtet nga zgjedhjet e 25 prillit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Atentati#PD#TopChannel

Recommended