Atentati ndaj Preng Gjinit/ PD: Pasojë e politikës së Ramës 'hëngshin kokat me njëri-tjetrin'!
  • 3 years ago
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për atentatin ndaj Preng Gjinit, sipas së cilëve kanë dështuar në kryerjen e detyrave të tij.

Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, PD shprehet se e gjitha ka ardhur si politikë e kreut të qeverisë  "hëngshin kokat e njëri-tjetrit", referuar këtu një deklarate që Rama ka bërë në Report Tv më herët. Për Bardhin, Rama është i lidhur ngushtë me kriminelët që sot vriten, duke iu dhënë tendera e licensa.

kuza hedh dhe për Lleshjan, duke thënë se sillet si "bandit" që urdhëron Policinë të dhunojë qytetarët në protesta dhe jo të kapin kriminalet. Sipas, tij kjo politikë do të ndryshojë me ardhjen e PD në pushtet nga zgjedhjet e 25 prillit.


Shteti që ka ndërtuar Edi Rama është ai i gangsterëve. Bandat vriten në mes të kryeqytetit, në mes të ditës dhe kriminelët nuk kapen, sepse Edi Rama ka dështuar   si kryeministër. Goditja mafioze, e përjetuar nga shumë qytetarë si një sulm terrorist në një nga qendrat më të populluara të Tiranës, është pasojë e politikës së Edi Ramës ?hëngshin kokat e njëri-tjetrit?. Një politikë e tillë ka lënë krimin të lirë të bëjë çfarë të dojë, kur të dojë dhe si të dojë, duke bërë viktima të luftës së tyre edhe fëmijët, siç ndodhi mbrëmë në aktin mafioz-terrorist në Tiranë.

 Politika ?hëngshin kokat e veta? e ka burimin tek pakti i Edi Ramës me krimin, i cili është burimi i pasigurisë së qytëtarëve. Kryeministri në ikje ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet, duke patur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë.Shumë nga kriminelët që vriten rrugëve kanë marrë leje, licensa, marrin tendera, ndërtojnë pallate, ku pastrojnë paratë e trafikut të drogës. Janë këto para me të cilat financohet fushata e pistë elektorale dhe qendrimi në politikë i Edi Ramës.  Kjo nuk është histori e sotme! Është historia 22 vjeçare e Edi Ramës në politikë. Ai ka punuar me krimin, e ka mbrojtur krimin, e ka pasuruar krimin!
Recommended